Ndodh edhe kjo, shqiptari e furnizoi makinën me karburant dhe u arratis, arrestohet 32-vjeçari

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 13:08
Ndodh edhe kjo, shqiptari e furnizoi makinën me karburant dhe u arratis, arrestohet 32-vjeçari

Polcia e Tiranës, ka arrestuar një person, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32-vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.”, sqaron policia.

(Kosova Sot Online)