Nëntë persona lëndohen nga një aksident në Klinë

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 14:00
Nëntë persona lëndohen nga një aksident në Klinë

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturave në Klinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar lajmin.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”.

(Kosova Sot Online)