Meta: Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave, bashkë me ‘Dvoranët’ e saj të shtrydhur

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 14:47
Meta: Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave, bashkë me ‘Dvoranët’ e saj të shtrydhur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ditën e djeshme gjatë raportimit në KLP, se ‘afërmendsh që gjykata vendos se çfarë kërkojnë prokurorët’.

‘Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me "Dvoranët" e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur. Kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të mbretërojë përgjithmonë!’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me "Dvoranët" e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur.

Kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të MBRETËROJË përgjithmonë!

Projekti i "Rilindjes" për "1 milionë shqiptarë" ndalon shumë shpejt dhe projekti i Partisë të Lirisë për "mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044" është i pakthyeshëm dhe i sigurtë.

Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias.

Prokuroria me 69 vota dhe betim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Lana do të flaket në Lanë përgjithmonë!   

(Kosova Sot Online )