Përndoqi dhe kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij, arrestohet 39-vjeçari

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 15:02
Përndoqi dhe kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi përndoqi dhe kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)