Milorad Dodik shfaqet duke kënduar “Amerika e mallkuar”

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 15:39
Milorad Dodik shfaqet duke kënduar “Amerika e mallkuar”

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, në një video është shfaqur duke kënduar një këngë kundër Amerikës dhe duke bërë simbolin nacionalist serb me tre gishta, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Amerika e mallkuar” është ndër fjalët e tekstit të kësaj kënge të politikanit serb që është nën sanksione të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për veprimet e tij nacionaliste kundër Marrëveshjes së Dejtonit e që për qëllim ka ndarjen e Republikës Srpska.

(Kosova Sot Online)