Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 15:54
Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet europiane në qershor të këtij viti.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

(Kosova Sot Online)