Njihuni me parashikimin e motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 08:29
Njihuni me parashikimin e motit për sot në Kosovë

 Sot në Kosovë, parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës mund të ketë reshje të izoluara shiu në lokalitete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Era do fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C. 

(Kosova Sot Online)