Grabitet pazari ditor në një pompë të derivateve

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 09:01
Grabitet pazari ditor në një pompë të derivateve

Raportohet se një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Stanoc i Epërm në Vushtrri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atje dy persona të maskuar, njëri me thikë e tjetri me çekan, kanë hyrë në një pompë të derivateve dhe grabitën pazarin ditor.

“GRABITJE- Stanoc i Epërm, Vushtrri/06.04.2024-02:05. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i pompës së derivateve, ka njoftuar se dy persona të maskuar duke e kërcënuar, njëri me qekan dhe tjetri me thikë i kan grabit pazarin ditor dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)