Ankohet qytetari: Pasi ma hakuan Facebookun është porositur vrasja ime!

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 09:20
Ankohet qytetari: Pasi ma hakuan Facebookun është porositur vrasja ime!

Një person në Vushtrri ka thënë se i është hakuar profili i Facebookut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më pas, ai ka deklaruar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.

“KANOSJE- Vushtrri/05.04.2024-09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social facebook. Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”

(Kosova Sot Online)