Arrestohet 18-vjeçari pasi lëvizte i armatosur

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 10:07
Arrestohet 18-vjeçari pasi lëvizte i armatosur

Një 18-vjeçar i armatosur ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në prangat e policisë ra J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)