Pas kacafytjes mes 4 kushërinjve, policia nis hetimet

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 13:00
Pas kacafytjes mes 4 kushërinjve, policia nis hetimet

Policia e Kukësit ka nisur hetimet lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua dje në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ditën e djeshme  4 persona u konfliktuan  për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. S., 22 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit N. B., 50 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi A. B. po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)