Mandl kandidon edhe për një mandat në PE

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 13:24
Mandl kandidon edhe për një mandat në PE

Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Miku i Kosovës, ishte zëri kryesor në këtë institucion evropian.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve, e po ashtu tashmë është duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.

Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë.

(Kosova Sot Online)