Dalin pamjet e tmerrshme nga momenti kur vetura i “hedh në ajër” dy të mitur në Pejë

  • S.A /
  • 08 April 2024 - 07:36
Dalin pamjet e tmerrshme  nga momenti kur vetura i “hedh në ajër” dy të mitur në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e së dielës në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur, transmeton "Kosova Sot Online".

Njëri nga të miturit raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Mediet  kanë publikuar  pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit.

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor.

Ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

(Kosova Sot Online )