Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 09:51
Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka shkruar se Murati po thotë që i ka rritur pagat për 17 për qind, po në këtë përqindje “e ka llogaritur pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik”.

Tutje, Bajrami ka shkruar se se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023.

“Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bjen që i ke rritë pagat për 17%, por i bjen që me taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike.”

Ajo ka thënë se në mandatin e Muratit, inflacioni është rritur dhe sipas saj çdo pagë është zhvlerësuar më së paku 23 për qind.

“Ndërsa sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit minister i financave, ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qënë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, dmth. çdo pagë është zhvlerësu me së paku 23%.”

(Kosova Sot Online)