Të gjithë në protestë kundër hajdutëve të shtetit

  • S.A /
  • 08 April 2024 - 10:48
Të gjithë  në protestë kundër hajdutëve të shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të enjten të protestojnë për të çliruar bashkinë e Tiranës. “Bashkia nuk është streha e kriminelëve dhe hajdutëve të qytetit”, është shprehu lideri i opozitës teksa akuzoi Erion Veliajn si përgjegjës të abuzimit të taksave të qytetarëve. Në ditën e 97 të protestës poshtë banesës, kryedemokrati tregoi edhe arsyet se pse Veliaj kërcënoi Ramën duke përmendur ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. 

Lideri i opozitës Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të enjten t’i bashkohen protestës përpara Bashkisë së Tiranës. Në protestën, ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha akuzoi Erion Veliaj se është përgjegjës për abuzimin me taksat e qytetarëve, si dhe theksoi se Bashkia e Tiranës do iu kthehet qytetarëve. Berisha bëri me dije arsyet se  pse një ditë më parë Erion Veliaj e kërcënoi Edi Ramën duke I përmendur  ish-zëvendes kryeministrin Arben Ahmetaj.Sali Berisha u shpreh se Erion Veliaj ja di Edi Ramës abuzimet që ka bërë me pushtetin gjatë këtyre viteve. Kreu demokrat denoncoi faktin se qeverisja e mazhorancës socialiste e cila bazohet në vjedhjen dhe krimin, i ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi.

(Kosova Sot Online )