Shoferi gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë në rrugën Vragoli-Prishtinë

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 12:41
Shoferi gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë në rrugën Vragoli-Prishtinë

Njësia për Kontroll të Autostradave ka dënuar me 300 euro gjobë një shofer, pasi i njëjti në kufizimin e shpejtësisë 80km/h ka vozituar mjetin me shpejtësi 173 km/h në rrugën Vragoli-Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia gjithashtu i ka japur tre pikë negative dhe tre muaj ndalim për drejtimin e mjektit me veprim motorik, pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

(Kosova Sot Online)