Tahiri: Çka është kjo heshtje në VV për mostrat e rastit Dehari, kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 12:54
Tahiri: Çka është kjo heshtje në VV për mostrat e rastit Dehari, kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur se pse partia në pushtet po hesht për mostrat e rastit Dehari, të cilat u gjetën javën e kaluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë?”, ka pyetur Tahiri.

Tahiri thotë se nuk mund të fshihet e vërteta rreth tyre, dhe se nuk do të ndalen derisa të sqarohet gjithçka.

“Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari? Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave? Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)