BIK-u njofton orën se kur falet namazi i Bajramit

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 13:08
BIK-u njofton orën se kur falet namazi i Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024, transmeton “Kosova Sot Online”.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024.

Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha.

“Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër - Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.”

(Kosova Sot Online)