Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga komisionet komunale zgjedhore në veri

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 13:42
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga komisionet komunale zgjedhore në veri

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se anëtarët e KKZ’ve në katër komunat veriore, përfaqësues të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)