Dolën jashtë dritares të veturës - Policia e Kosovës gjobit me 150 euro shoferin

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 15:42
Dolën jashtë dritares të veturës - Policia e Kosovës gjobit me 150 euro shoferin

Pas publikimit të një video në rrjete sociale, ku personat që shihen të kenë dalur jashtë xhamave të veturës, policia ka identifikuar veturën dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njoftimi:

Pas publikimit tё videoincizimit nё njё portal, ku shihet se gjatё kohёs sё levizjёs se automjetit, personat nё kёtё automjet me njё pjesё tё trupit janё tё ulur nё dritaren e automjetit.

Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, menjёhere ka kontaktuar kundёrvajtёsin dhe ndaj tё njejtit ёshtё shqiptuar fletgjoba nё shumёn prej 150 euro.

(Kosova Sot Online)