Nëse nuk e vendosni rripin e sigurisë në trafik, ndëshkoheni me gjobë prej 150 euro

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 15:50
Nëse nuk e vendosni rripin e sigurisë në trafik, ndëshkoheni me gjobë prej 150 euro

Policia e Kosovës njofton se nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

“Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 150 euro.

(Kosova Sot Online)