Me 400 euro gjobë ndëshkohet shoferi dhe i ndalohet ngasja

  • a.[ /
  • 08 April 2024 - 18:05
Me 400 euro gjobë ndëshkohet shoferi dhe i ndalohet ngasja

Një shofer u ndëshkua me 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalesë për të drejtuar automjet, pasi zbuloi se ai ka marrë pjesë në gara ilegale në autostradë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njoftoi se pasi ka parë një video të publikuar në rrjetet sociale, e ka identifikuar shoferin.

“Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.


(Kosova Sot Online)