Ja nga kush do të kontrollohen pronat e Radoiçiqit

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 20:30
Ja nga kush do të kontrollohen pronat e Radoiçiqit

Pasuritë e sekuestruara të luajtshme dhe të paluajtshme të Millan Radoiçiqit do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata, thonë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në kuadrin e së cilës është Agjencia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës – pranoi përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur kundër policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)