Macron: Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes europiane të Serbisë që po shkruhet tani

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 07:57
Macron: Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes europiane të Serbisë që po shkruhet tani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka publikuar një mesazh pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dy udhëheqësit mbrëmë kanë mbajtur një konferencë për media ku kane folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi. Macron ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/ Ohrit.

Por, pas darkës me Vuçiq ka dalë edhe me një postim. ” Franca e përkushtuar ndaj së ardhmes europiane të Serbisë e cila po shkruhet tani” ka thënë Macron.

(Kosova Sot Online)