Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë...

  • E.k /
  • 09 April 2024 - 10:55
Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë...

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Kosovës e ka uruar Ditës e Kushtetutës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.

“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)