Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 11:29
Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës ka thënë se rinkonfirmon përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”.

(Kosova Sot Online)