Tërnava për festën e Fitër Bajramit: Bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 11:44
Tërnava për festën e Fitër Bajramit: Bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot ka mbajtur konferencë për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tërnava tha se është një manifestim, falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

Tërnava uroi të gjithë besimtarët mysliman për këtë festë, e cila sipas tij bartë vlera shoqërore dhe njerëzorë.

“Është një manifestim, falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Sot në këtë ditë të fundit te bekuar të Ramazanit më lejoni që në emër të BIK-ut dhe në emër tim të uroj për ketë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit. Fitër bajrami bartë vlera shoqërore dhe njerëzorë të islamit”, tha Tërnava në mesazhin e tij.

(Kosova Sot Online)