Lajçak në Varshavë: E informova Nënsekretarin e Shtetit për zhvillimet e fundit në rajon

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 13:07
Lajçak në Varshavë: E informova Nënsekretarin e Shtetit për zhvillimet e fundit në rajon

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka shkuar në Varshavë ku është pritur nga Nënsekretari i Shtetit atje, Marek Praëda, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak njoftoi se e ka informuar Praëdan për zhvillimet më të fundit në rajon dhe për dialogun.

“Pata një takim të shkëlqyer me Nënsekretarin e Shtetit, Marek Praëda në Varshavë. Ia dhashë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në rajon dhe një përditësim mbi gjendjen e lojës në Dialog. Mirënjohës për interesimin e Polonisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona europiane”, shkroi Lajçak në “X”.

(Kosova Sot Online)