Guerot: Ja kush është çelësi për një shtet ligjor efektiv

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 14:00
Guerot: Ja kush është çelësi për një shtet ligjor efektiv

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka uruar Kosovën në Ditën e Kushtetutës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai, përmes një postimi në platformën “X”, ish-Twitter, ka thënë se respektimi i vlerave dhe i dispozitave, njashtu edhe pavarësia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është çelësi për një shtet ligjore efektiv.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës Kosovë! Respektimi i vlerave dhe dispozitave të Kushtetutës, pavarësisë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e saj, është çelësi për një shtet ligjor efektiv. Në Kosovë si në çdo shtet tjetër demokratik”, shkroi në platformën X Guerot.

(Kosova Sot Online)