Vuçiç: Di gjithçka që ka ndodhur për 12 vjet

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 14:19
Vuçiç: Di gjithçka që ka ndodhur për 12 vjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti veten “enciklopedi”, duke treguar se si ai “di gjithçka” çfarë ka ndodhur për 12 vjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë jam enciklopedi për atë që ndodhi për 12 vjet”, tha Vuçiq, duke shtuar: “Jam i vetmi që di gjithçka”.

Ai kështu iu përgjigj pyetjes së një gazetari në Paris.

Ai tha se është veteran politik dhe se nuk mendon për veten, por për vendin.

“Atë që bëra mbrëmë, pak njerëz do ta bënin. Jo për shkak të guximit, por sepse jam një veteran politik që prej kohësh nuk mendoj për veten dhe të ardhmen time, por për vendin që drejtoj. Unë gjithmonë do ta bëja të njëjtën gjë. Unë jetoj me të dhe e di se çfarë kemi kaluar”, tha Vuçiq, duke iu referuar takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

(Kosova Sot Online)