Williams: Mes Perëndimit apo Rusisë Beogradi duhet të zgjedhë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 18:32
Williams: Mes Perëndimit apo Rusisë Beogradi duhet të zgjedhë

Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, beson se vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, bie ndesh me interesat e qytetarëve serbë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prof. Williams vlerëson se procesi i normalizimit ka ngecur sepse Serbia refuzon faktin që Kosova është e pavarur dhe shkakton provokime dhe pengesa, përfshirë së fundmi përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për voa, Prof. Williams, thotë se amerikanët dhe evropianët duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se duhet të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë. 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s prof. Williams, i cili ishte këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje, në bisedën me kolegen Keida Kostreci, e cilëson Kosovën një histori të madhe suksesi, pasi me atë ndërhyrje u ndërprenë mizoritë dhe u shpëtua e ardhmja e saj, por edhe sepse SHBA mësoi vlerën e ndërhyrjes humanitare dhe mbrojtjes së aleatëve dhe miqve të saj.


(Kosova Sot Online)