Arrestohet personi i tretë për vjedhjen në Suharekë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 19:40
Arrestohet personi i tretë për vjedhjen në Suharekë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë sot ka arrestuar të dyshuarin me inicialet J.T.,i lindur në vitin 1982, i dyshuar për “vjedhje të rëndë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se arrestimi i tij e është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopijë të  Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari, një lap topi, nje pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 copë fishekë.

Në njoftimin e mëposhtëm të policisë janë dhënë detaje se çka u gjetë në shtëpinë e J.T., dhe çka u sekuestrua.

(Kosova Sot Online)