Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 21:04
Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë

Raportohet se një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

“Sot rreth orës 11.00, policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-i amerikan”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po hetohet nga policia, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)