Kuçi: Asociacioni do të jetë një lloj kanceri për Kosovën

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 22:58
Kuçi: Asociacioni do të jetë një lloj kanceri për Kosovën

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se nëse një pjesë e territorit jepet me marëveshje ndërkombëtare ajo nuk mund të kthehet prapë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai vlerësoi se Asociacioni do të jetë telashe për Kosovën.

“Asociacioni nuk është një akt që kryhet për një ditë, është një process, dhe unë mendoj se asociacioni duhet të jetë kundërvlerë njohje nga Serbia, kjo ka qenë qëllimi jonë duhet të jetë qëllimi i Kosovës dhe institucioneve tona , përndryshe pa një kundërvlerë të tillë do të jetë një lloj kanceri për Kosovën”, tha Kuçi në “Click”

Ai shtoi se këtë kundërvlerë nuk e ka parë në Marrëveshjen e Ohrit.

(Kosova Sot Online)