'Kosova Sot' ua uron festën e 'Fitër Bajramit' të gjithë besimtarëve muslimanë

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 06:43
'Kosova Sot' ua uron festën e 'Fitër Bajramit' të gjithë besimtarëve muslimanë

Lexues të nderuar, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online", të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo që janë, ua uron festën e "Fitër Bajramit", duke ju uruar shëndet, harmoni e begati në familjet e juaja.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. 

Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. 

(Kosova Sot Online)