Kurti uron Fitër Bajramin: Mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 07:51
Kurti uron Fitër Bajramin: Mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festës së Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti mes tjerash theksoi se  mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve

Kurti ka uruar një ditë gëzime dhe me mbarësi.

Postimi i plotë:

Për hajër Fitër Bajrami!
Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve. 
Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!

(Kosova Sot Online)