KFOR tregon detaje për mjetin e pashpërthyer që u gjet sot në Leposaviq

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 09:20
KFOR tregon detaje për mjetin e pashpërthyer që u gjet sot në Leposaviq

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot nën një veturë në Leposaviq, përcjell "Kosova Sot Online".

Për këtë rast, KFOR ka rikonfimuar largimin e mjetit të pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.

“Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka intervenuar me shpejtësi një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Personeli i Policisë së Kosovës e largoi në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi, në koordinim të ngushtë me një ekip të KFOR-it të SHBA-së për EOD”, thuhet në njoftimin e KFOR.

(Kosova Sot Online)