Përparim Rama nga BIK-u uron Fitër Bajramin

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 11:58
Përparim Rama nga BIK-u uron Fitër Bajramin

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, transmeton "Kosova Sot Online"

Rama u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Rama ka uruar shëndet, paqe, suksese dhe dashuri të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është kënaqësi sot në këtë ditë të madhe të Bajramit me kryeimamin këtu në Bashkësinë Islame ku u bëmë bashkë administrata e Kryeqytetit me kryimamin dhe Bashkësinë Islame në këtë ditë të madhe me uru shëndet, paqe, sukses dhe dashuri të gjithë qytetareve të Kryeqytetit të Kosovës dhe gjithë botës”, u shpreh Rama.

(Kosova Sot Online)