Mitrovicë : Qytetari dorëzon në Polici 1 mijë e 400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, thotë se i mori në një bankë në Suedi
Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Mitrovicë shtatë kartëmonedha 200-euroshe, që dyshohen se janë të falsifikuara, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se këto para i ka tërhequr nga një institucion mikrofinanciar në Suedi.
Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Rasti është në hetime.
“Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka dorëzuar në stacionin policor 7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi. Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)