Vitia: Qoftë kjo ditë e mbushur plotë gëzim e hare pranë më të dashurve tuaj

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 15:15
Vitia: Qoftë kjo ditë e mbushur plotë gëzim e hare pranë më të dashurve tuaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka uruar festën e Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Vitia ka shkruar se pas sakrificës vjen gëzimi.

"Urimet për Fitër Bajramin janë ftesa për të dashur të mirën dhe të vështirën më shumë se të lehtën. Në këtë ditë, le të mësojmë të pranojmë të gjitha të mirat dhe sakrificat me zemrën hapur. Qoftë kjo ditë e mbushur plotë gëzim e hare pranë më të dashurve tuaj! Me fat Fitër Bajrami!”, shkroi Vitia.

(Kosova Sot Online)