Në autostradën 'Ibrahim Rugova' digjet një veturë

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 16:42
Në autostradën 'Ibrahim Rugova' digjet një veturë

Raportohet se një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)