Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 17:25
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Klinafc të Klinës, ku janë lënduar 6 persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, Policia është informuar  se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.”

(Kosova Sot Online)