Kjo është vajza e cila u refuzua nga FSK për shkak të mbulesës

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 18:16
Kjo është vajza e cila u refuzua nga FSK për shkak të mbulesës

Për shkak të mbulesës që e bartë, Kosovare Ramadanit, iu pa mundësua të ishte pjesë e FSK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kur kam shkuar në intervistë, aty menjëherë më është cekur çështja e mbulesës. Nëse dua të vazhdojë tutje duhet ta heq mbulesën. E para një debat me pjesëtarët e komisionit dhe iu thashë që unë mbulesën nuk e heq. Iu thashë se mendoj që kështu mund të vazhdojë deri në fund pasi rezultatet i kam të mira”, tha ajo.

“Kur dolën rezultatet, unë i kisha marrë zero pikë. Shkova ta rishikojë se pse i kam marrë zero pikë dhe e kam parë në listë, e kishin shkruar është me mbulesë”, theksoi Ramadani.

Ramadani tregoi se ka bërë ankesë për këtë dhe se tani gjenden në procedura gjyqësore.

(Kosova Sot Online)