Vuçiq: Macron e kupton qëndrimin e Serbisë

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 18:31
Vuçiq: Macron e kupton qëndrimin e Serbisë

Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiqit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në atë sulm u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku.

Prokuroria tha se është “duke verifikuar dëshminë e të dyshuarit” Radoiçiq.

Më 8 prill, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli për rëndësinë e zgjidhjes së rastit në Banjskë, gjatë një adresimi të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Paris.

Të nesërmen, Vuçiq u tha gazetarëve se bisedimet me presidentin francez për Kosovën nuk ishin të lehta, por se mendon se Macron “e kupton qëndrimin e Serbisë”.

Megjithatë, ai nuk i përmendi rezultatet e hetimeve për Banjskën.

(Kosova Sot Online)