Osmani paralajmëron takim për nesër në orën 10:00

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 19:00
Osmani paralajmëron takim për nesër në orën 10:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim kryesuesin e OSBE’së, Ian Borg, nesër në orën 10:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)