Ja në cilin vend të Kosovës sot është shënuar temperatura 29C

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 19:28
Ja në cilin vend të Kosovës sot është shënuar temperatura 29C

Raportohet se sot në Kamenicë është shënuar temperatura më e lartë 29C, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temperatura mjaft të larta verore mbretëruan ditëve të fundit në vend. Dita e sotme edhe ishte më e nxehta, me temperatura maksimale që shkuan deri në 27C e 28C, e në Kamenicë, në stacionin e IHMK-së në orën 16 temperatura arriti në 29C.

“Pikërisht në këtë ditë të 10 prillit, para 39 vitesh, më 1985, në Prizren edhe u regjistrua temperatura më e lartë për muajin prill prej 31.3C.  29.5C ishte në Ferizaj dhe Gjakovë, e në Prishtinë 29C”, thuhet tutje në njoftim.

“Temperatura më e lartë për muajin prill në Prishtinë shënohet më 21 prill 1950, prej 29.8C. Në Kamenicë në vitin 1996 regjistrohet 29.4C, madje edhe më herët më datë 5 prill”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)