Plagoset një 17-vjeçar pas të shtënave me armë zjarri

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 20:23
Plagoset një 17-vjeçar pas të shtënave me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar sonte në hyrje të Shkodrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

“Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)