Berisha: Qëllimi i arrestimit tim ishte ndëshkimi hakmarrës

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 22:12
Berisha: Qëllimi i arrestimit tim ishte ndëshkimi hakmarrës

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, arrestimi i tij ishte bërë me qëllim që të ndëshkohej antikorrupsioni i tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Këto 100 ditë nisën me ditën më të zezë për demokracinë shqiptare.

Nisën me ditën që regjimi monist i arrestoi PD-së liderin e saj pa asnjë provë, pa asnjë fakt, madje pa asnjë akuzë, pa asnjë dokument kundër tij.

Dhe kjo për faktin e vetëm sepse ato kurrë nuk mund të gjenden sepse nuk ekzistojnë.

Sepse qëllimi i këtij arrestimi ishte t’i mbyllej goja Sali Berishës, denoncimeve të tij kundër korrupsionit qeveritar dhe ndërkombëtar, që shqiptarët të mos mësonin lidhjet e tmerrshme të krimit me Edi Ramën, por edhe të familjarëve të tij të ngushtë.

Që shqiptarët të mos mësonin për vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe Erion Velisë, ministrave, zyrtarëve të lartë me inceneratorët, sterilizimin, checkupin, analizat, prokurimet, rrugët, shkollat dhe së fundmi me vjedhjet 100 përqind të fondeve të bashkisë.

Që shqiptarët të mos mësonin të vërtetën mbi drejtësinë e re, mburojë e shëmtuar e vjedhjes së votave të shqiptarëve, e vjedhjes së buxhetit, e vjedhjes së pasurive publike të shqiptarëve nga Edi Rama dhe raca e suita e tij.

Qëllimi i këtij arrestimi ishte ndëshkimi hakmarrës i Sali Berishës nga korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar për antikorrupsionin e tij.

Sot, ai dhe ju së bashku ndjehemi më krenarë se kurrë për betejën që i bëri këtij armikut të egër të shqiptarëve dhe jo vetëm.

(Kosova Sot Online)