Gratë sulmohen fizikisht edhe në ditën e Bajramit, vetëm dje, pesë raste të dhunës në familje

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 09:21
Gratë sulmohen fizikisht edhe në ditën e Bajramit, vetëm dje, pesë raste të dhunës në familje

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Në Podujevë një shtetase e huaj ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga një burrë, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në Fushë Kosovë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. 

“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Suharekë, u arrestua një burrë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

“Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Klinë një burrë u arrestua e më pas u liruar, pasi një grua e raportoi për dhunë në familje.

“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.                             

Në Gjakovë u arrestua dje një burrë pasi e kishte fyer dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht një grua.

“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimen femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. 

(Kosova Sot Online)