Anton Quni kujton momentet e fundit me Agim Ramdanin: Shtrënguam duart...

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 13:48
Anton Quni kujton momentet e fundit me Agim Ramdanin: Shtrënguam duart...

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka përkujtuar heroin, Agim Ramadanin, në 25-vjetoin e rënies së tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Quni kujton momentet e fundit që kishte me Agim Ramadanin, në mëngjesin e 11 prillit.

“Në mëngjesin e ftoftë të 11 prillit, një çerek shekulli më parë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në oborrin e kazermës së Koshares, bëheshin përgatitjet e fundit për vazhdimin e operacionit. Karaulla tani më ishte në duart tona, në shtizë valëvitej flamuri ynë kombëtar. Të gjithë i gëzoheshim fitores. Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive”, ka shkruar Quni në Facebook.

“Më vonë do të kuptoj se shtrëngimi i duarve ishte lamtumirës.  Edhe pas 25 vjetëve janë të freskëta në detaje kujtimet e atij mëngjesit, shija e cigareve, numërimi i municionit, batutat, urimet, lajmet e mëngjesit dhe mbi të gjitha, shtrëngimi lamtumirës i duarve.  Agim, të qoftë lavdi e përjetshme!”.

(Kosova Sot Online)